BATALIONET TERRITORIALE


BATALIONET TERRITORIALE
✤ Formacione luftarake vuilnetare që u krijuan në shkallë krahine mbi bazën e 2-3 çetave territoriale, pas formimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, në shtator-tetor 1943. Numri i pjesëtarëve arrinte në 200-300 iuftëtarë. Më 15.4.1944 doli qarkorja e Shtabit të Përgjithshëm për organizimin e tyre, e cila theksonte se B. T. përbënin një bllok që lidhte popullin me UNÇSH. Këto batalione bashkë me çetat territoriale u bënë burim i pashtershëm forcash për njësitë e UNÇSH dhe u quajtën ushtria rezervë NÇ vullnetare. Administrativisht B.T. vareshin nga komanda e vendit (shih), ndërsa ushtarakisht vareshin drejtpërdrejt prej shtabeve të qarqeve. B.T. merrnin pjesë në luftimet e operacionet e ndryshme të UNÇSH brenda krahinës së tyre. B.T. dhanë ndihmesë të rëndësishme për kurorëzimin me sukses të shumë veprimeve luftarake të UNÇSH.

(M.Il.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalionet Territoriale


[cite]