BATALIONI PARTIZAN HALIM XHELO


BATALIONI PARTIZAN HALIM XHELO
✤ U formua më 20.6.1943 në lagjen Peçkat të fshatit Kocul, mbi bazën e çetave partizane «Avni Rustemi», «Zigur Lelo» dhe Çeta e Rinisë, me 250 partizanë. Përfundimisht organizimin e bëri më 20.7 në katundin Mallkeq pas operacionit ndëshkimor që ndërmorën pushtuesit italianë në krahinën e Mallakastrës. Ndër veprimet luftarake kryesore të tij ka qenë prita kundër kolonës së ushtrisë fashiste italiane në Malin e Bardhë, ne bashkëveprim me Batalionin «Ismail Qemali» (shih). Më 11.9.1943 B.P. «Halim Xhelo» rrethoi garnizonin italian në Kalanë e Kaninës dhe e detyroi atë të dorëzonte armët. Më 15 shtator mori pjesë për 20 ditë rresht në luftën e Drashovicës (shih). Pas kësaj lufte në këtë batalion u rreshtuan edhe çetat partizane «Sali Murati» e «SeIam Musaj».

Më 30.10.1943 B.P. «Halim Xhelo» u rreshtua në Grupin I të Zonës I Operative dhe zhvilloi Iuftime të ashpra në Qafën e Kiçokut në bashkëveprim me batalionin «Baba Abazi». Në këto luftime u vranë Resul Veliu hhe Kastriot Muço (shih), përkatësisht komandant e komisar batalioni. Më 28.11,1943 B.P. «Halim Xhelo» u rreshtua në Br.V. S.

(B.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Halim Xhelo


[cite]