BATALIONI PARTIZAN I ÇERMENIKËS


BATALIONI PARTIZAN I ÇERMENIKËS
✤ U formua më 9.5.1943 në Fushë-Çurrë të fshatit Orenjë të Librazhdit, mbi bazën e Çetës Partizane të Çermenikës (shih) dhe me studentë vullnetarë të shkollës normale të Elbasanit. Ndër veprimet luftarake kryesore të batalionit qenë: më 22.5.1943, në bashkëveprim me batalionin e Martaneshit (shih), goditi një autokolonë armike në Manuel të Kërrabës, ku ariniku pati dhjetëra të vrarë e të plagosur, u dogjën disa makina dhe u kap një sasi materialesh luftarake; më pas rrethoi e shpartalloi postën e xhandarmërisë në fshatin Lunik të Elbasanit, ku u kap rob komandanti i postës; më 29 qershor sulmoi forcat armike në kazermat e xhenios (afër Linzës); më 2 gusht 1943, në bashkëveprim me batalionin e Martaneshit, sulmoi garnizonin italian në Qafën e Buallit (Bulqizë) që përbëhej prej 600-700 vetash; më 17.8.1943 sulmoi e shpartalloi postëkomandën e armikut në Branesh; gjatë pjesës ■së parë të korrikut u vendos për sigurimin e mbledhjes së • Këshillit të Përgjithshëm ANÇ në Labinot dhe të formimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ; nga 19 tetori deri në fillim të nëntorit zhvilloi luftime të ashpra gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 (shih) në Zdrajsh e Orenjë, u vu dy herë në kushte rrethimi, por e çau atë dhe kaloi në prapavijë të armikut. Më 20.8.1944 B.P. i Çermenikës u rreshtua në Br. XVIII S (shih).

(K.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan I Çermenikës


[cite]