BATALIONI PARTIZAN RIZA CEROVA


BATALIONI PARTIZAN RIZA CEROVA
✤ U formua më 23.6.1943 në Qafën e Martës, të Skraparit, mbi bazën e Çetës Partizane të Skraparit (shih) dhe me vullnetarë të rinj, me një efektiv prej 203 partizanësh. Ndër veprimet luftarake kryesore të tij ishin: nga 1-6 korrik mori pjesë në luftën e Përmetit (shih); në fillimin e gushtit 1943 shpartalloi një repart të kalorësisë italiane në fshatin Çahaja në afërsi të qytetit të Beratit, ku kapi rob edhe pararojën e tij; më 20 shtator një pjesë e batalionit goditi e shpartalloi forcat balliste e mercenare në fshatin Përbinjë; më 26 tetor mori pjesë në sulmin kundër qytetit të Beratit, në bashkëveprim me forcat e tjera partizane të * qarkut ‘dhe me batalionin «Naim Frashëri»; në pjesën e dytë të nëntorit 1943 ndihmoi forcat e Br.I S për të thyer operacionin armik në Mallakastër, duke zhvilluar luftime në Patos e në Roskovec; më 29 nëntor, në bashkëveprim me batalionin «Margarita Tutulani», zhvilloi luftime në krahinën e Dëshnicës, duke e spastruar nga forcat balliste; nga 21-23 dhjetor goditi forcat xhandaro-balliste në Dobrushë, në Kajcë dhe në Tendën e Qypit. Gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 (shih), në bashkëpunim me forcat e Br.I S, zhvilloi luftime në Therepel, në Tendën e Qypit dhe në Qafën e Shkozës. Më 12 janar B.P. «Riza Cerova» u rreshtua në Grupin III partizan të qarkut të Beratit dhe më 17.3.1944 në Br.VII S (shih).

(B.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Riza Cerova


[cite]