BETEJA E DEÇIÇIT


BETEJA E DEÇIÇIT
✤ (1911). Betejë që u zhvillua gjatë kryengritjes së vitit 1911 (shih) për pavarësi me Ded Gjo Lulin (shih) në krye kundër forcave osmane. Malësorët me një sulm të befasishëm e të shpejtë më 27 mars asgjësuan garnizonin turk në Deçiç. Për mbrojtjen e tij lanë çeta të vogla prej disa dhjetëra vetash, që në çasteft më kritike arrinin deri 250 veta. Kundër tyre osmanët vepruan shumë herë me forca të mëdha deri 5.000 veta. Luftimet vijuan gjithë prillih deri nga mesi i majit me sulme e kundërsulme nga të dy palët. Osmanët me epërsi dërrmuese forcash, por me humbje të rënda, mundën ta merrnin Deçiçin.

(Q.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Deçiçit


[cite]