BETEJA E LIVADIT
✤ (1462). Betejë e ushtrisë shqiptare e udhëhequr nga Skënderbeu kundër ushtrisë osmane që komandohej nga Karanxha beu. Nga zbulimi Skënderbeu përcaktoi me kohë drejtimin e ardhjes së saj dhe organizoi prita për të shpartalluar pararojën e osmanëve. Ata u detyruan ta ndërronin drejtimin e lëvizjes dhe u vendosën në kamp lufte në fushën e Livadit në afërsi të Ohrit. Ushtria shqiptare i ndoqi dhe i goditi në befasi. Një shi i rrëmbyeshëm u dha mundësi osmanëve të tërhiqeshin pa humbje të mëdha e të shpëtonin nga katastrofa e plotë.
(P.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beteja E Livadit
[cite]