BETEJA E MOKRËS


BETEJA E MOKRËS
✤ (1445).Betejë ndërmjet forcave të ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu dhe forcave osmane të komanduara nga Firuzi, pashai i Maqedonisë. U zhvillua në luginën e Mokrës në tetor. Goditja e shqiptarëve nga prita anës rrugës në luginën e Mokrës, të pyllëzuar e plot shkëmbinj, ishte krejt e papritur për kundërshtarin. Veçanërisht të frytshme qenë goditjet e këmbësorisë shqiptare, kundër kalorësve armiq që pengoheshin nga .vendi i thyer. Sipas Barletit, pjesa më e madhe e ushtrisë osmane u vra dhe 760 veta u kapën robër. Fitorja pati jehonë të madhe edhe në vendet e tjera, sepse ndodhi pas disfatës që kishin pësuar nga osmanët forcat hungare-polake më 10.11.1444 në betejën e Varnës.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Mokrës


[cite]