BETEJA E VAJKALIT


BETEJA E VAJKALIT
✤ (1465). Betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër pushtuesve osmanë. Sulltan Mehmeti II dërgoi dy ushtri të mëdha njëkohësisht për ta vënë Skënderbeun midis dy zjarresh. Njëra e komanduar nga renegati Bailaban pasha marshoi nga Traka në Maqedoni dhe u vendos në kamp në fushën e Vajkalit (Bulqizë). Ushtria tjetër osmane marshoi përmes Tesalisë drejt bregdetit shqiptar dhe u vendos në Kashar (shih Beteja e Kasharit). Skënderbeu e rrethoi fushën e Vajkalit nga të gjitha anët, pa u lënë osmanëve mundësi të manovronin ose të vendosnin lidhje midis dy ushtrive. Ballabani u përpoq ta nxirrte ushtrinë nga kampi me shpresë të çante rrethimin. E gjithë ushtria osmane u asgjësua ose u kap rob. Mundi të shpëtonte vetëm Ballabani me një pakicë ushtarësh.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Vajkalit


[cite]