
BIBLIOTEKA E INSTITUTIT TË LARTË BUJQËSOR
✤ U ngrit më 1951 dhe përveç nevojave mësimore e shkencore të Institutit, u shërben punonjësve të bujqësisë në të gjithë vendin. Ka 100.000 vëllime (1982) pa llogaritur periodikun e specializuar. Nxjerr rregullisht buletine bibliografike e referuese dhe për literaturën e huaj bujqësore që vjen’në RPSSH. Dërgon nëpër rrethe ekspozita të librit, biblioteka shëtitëse etj.
(G.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Biblioteka E Institutit Të Lartë Bujqësor
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "BIBLIOTEKA E INSTITUTIT TË LARTË BUJQËSOR" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/biblioteka-e-institutit-t%c3%ab-lart%c3%ab-bujq%c3%absor