BILANCI I TREGTISË SË JASHTME
✤ Rezultati në vlerë, i cili del nga krahasimi i të ardhurave që sigurohen nga eksporti (shih) me shpenzimet që bëhen për importin (shih). Bilanci është aktiv kur të ardhurat nga eksporti janë më të mëdha nga shpenzimet e bëra për importin. Në rastin e kundërt bilanci është pasiv. Në RPS të Shqipërisë B. i T. së J. është kurdoherë i përputhur. Me Kushtetutë është ndaluar marrja e çdo lloj kredie nga shtetet kapitaliste e revizioniste Edhe në këtë fushë zbatohet parimi i mbështetjes tërësisht në forcat e veta, (N. S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bilanci I Tregtisë Së Jashtme
[cite]