BIMËT ENDEMIKE


BIMËT ENDEMIKE
✤ Lloje, gjini e familje bimësh, që rriten vetvetiu brenda një territori të caktuar e zakonisht të kufizuar. Sipas gjerësisë së arealit, mund të jenë B. E. të një kontinenti, treve, krahine ose zone të vogël shumë të ngushtë. Sipas origjinës dallohen B. E. relikte ose paleoendemike shumë të vjetra e të veçuara nga ana taksonomike, si dhe B.E. neoendemike, që janë më të reja e në zhvillim e sipër, B. E. formohen si rrjedhojë e kushteve të ndryshme gjeomorfologjike dhe ekologjike, si dhe nga veçimet tokësore që lejojnë diferencimin e shpejtë të karakteristikave të tyre.

Flora e Shqipërisë është mjaft e pasur në krahasim me territorin e përhapjes së saj. Kjo vjen nga pozita gjeografike, meqë këtu kalon kufiri që ndan viset me klimë mesevropiane nga ato me klimë mesdhetare, ndërsa relievi është shumë i thyer e me mikroklima të shumta. Këto kanë sjellë veçimin e mjaft zonave, në të cilat janë ruajtur B. E. relikte, si dhe janë zhvilluar B. E. të reja. B.E. reiikte kanë aftësi të përshtaten kudo e si të tilla janë ruajtur duke ardhur deri në ditët tona. Përveç dafinës, gështenjës së kalit (shih) etj., që njihen edhe përtej arealit të vendit tonë, mund të përmenden edhe disa lloje endemike të kufizuara, si vulfenia e Baldaçit e Alpeve të Shqipërisë së Veriut (Shtegu i Dhenve), boshtra (shih), lule helmi e pyjeve me ah të Krujës e Elbasanit. Në Shqipëri takohen dhe B. neoendemike, veçanërisht në malësitë e Shqipërisë së V dhe VL, si edhe në disa zona të ulëta e me klimë mesdhetare.

(Xh. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Endemike


[cite]