BIMËT FORAGJERE SPONTANE


BIMËT FORAGJERE SPONTANE
✤ Bimë barishtore spontane, të pasura me lëndë ushqyese si karbohidrate, proteina, yndyrna etj. e që shërbejnë si ushqim për bagëtitë. Janë bimë të familjes gramore (Graminaceae), bishtajore (Leguminosae) e më pak të familjeve të tjera.

Nga gramoret më me vlerë e që hasen më shpesh në florën spontane të Shqipërisë janë: telishi (Dactylis glomerata L.), flokëza e livadheve (Poa pratensis L.), bishtëpelëza si kallm (Festuca arundinacea, Schreb); egjra shumëvjeçare (Loliurn perenne L). dhe ajo shumëlulesh e (L. multiflorum L.) etj. Nga bishtajoret janë tërfilat si tërfili i livadheve (Trifolium pratense L.); tërfili rrëshqanor (T. repens L.); tërfili nëntokësor (T. subterraneum L.); thuapula (Lotus comiculatus L.); jonxha lupulinë (Medicago lupulina L.); esperseta gjethe grashinë (Onobrychis mciifolia, Scop.) etj. B. F. S. rriten në kullota, pyje, buzë rrugëve e kanaleve etj. Sot pjesa më e madhe e tyre përdoren për krijimin e livadheve dhe kullotave të kultivuara.

(Mu. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Foragjere Spontane


[cite]