BIMËT NGJYRUESE


BIMËT NGJYRUESE
✤ Bimë, pjesët e ndryshme të të cilave përmbajnë lëndë organike që kanë veti t’u japin ngjyrë tekstileve, lëkurëve etj. Për ngjyrën e zezë përdoren lëvorja e vërririt, gjethet, degët e reja dhe zhgualli i frutave të gështenjës, degët e cermëdellit, gjethet e frashërit të bardhë të grumbulluara në pranverë dhe lëvorja e kërcellit e grumbulluar në verë. Ngjyrë bezhë japin gjethet e arrës (shih). Ngjyra e kuqe përftohet nga disa të fryra ngjyrë trëndafili të kuqe të gjetheve të prrallit, nga frutat e shqemës, si dhe rrënjët e alkanës ngjyruese (Alkama tinctoria L., Tausch.). Ngjyra e kuqe e kësaj të fundit përdoret edhe si tregues në kimi. Populli ynë për veshjet, pajisjet shtëpiake etj. ka përdorur prej kohësh B. N. spontane të veçuara ose të kombinuara, duke krijuar një gamë të tërë ngjyrash me nuanca të ndryshme e mjaff të qëndrueshme. Kjo traditë sot studiohet për t’i përdorur më gjerësisht këto bimë për ngjyrosjen e materialeve të ndryshme. (Mu. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Ngjyruese


[cite]