BIMËT FORAGJERE


BIMËT FORAGJERE
✤ Bimë barishtore një,dydhe shumëvjeçare që rriten për të ushqyer bagëtitë e njëkohësisht përmirësojnë pjellorinë e tokës dhe e mbrojnë nga gërryerjet. Në Shqipëri, si vend me klimë mesdhetare, numërohen rreth 130 lloje, ndër to mjaft bimë foragjere spontane (shih).

B. F. njëvjeçare që kultivohen më shumë janë: elbi, egjra shumëlulëshe, tërshëra, tritikalet, thekra, melakuqi, misri etj. (gramore); batha, burxhaku, koçkulla, urovi si dhe tërfili, gushtaku, soja, vinja (bishtajore)’ etj., lakra foragjere, perko (kryqore) panxhar sheqeri, luledielli etj. Nga shumëvjeçaret: esperseta, jonxha, sulla, bishtdhelpra, bishtmiu, bishtpelëza, egjra, telishi etj B. F. japin prodhimtari të lartë deri 300 kv/ha

lëndë të thatë dhe 15-30 kv/ha proteina bruto, kanë përmbajtje ujë deri 90%, disa lloje mund të kositen 60 ditë pas mbirjes dhe vegjetojnë gjatë gjithë vitit ose shoqërohen me lloje të tjera e japin 2-3 prodhime në vit. Përdoren të njoma dhe të përpunuara si silazh, miellra, bërsi, kashtëra etj. Me ngritjen e një blegtorie të madhe gjatë viteve të pushtetit popullor, e cila nuk mbështetet më në kullotjen e thjeshtë të bagëtive, shumica e B. F. nga rritja spontane kanë kaiuar në bimë të kultivuara. Sipërfaqja e mbjellë me to është pesëfishuar. Sipërfaqja e jonxhës p.sh. në krahasim me atë në vitin 1938 është rritur 40 herë. Shumë ekonomi marrin 100-200 kv/ha njësi ushqimore. Sot shkohet drejt 2-3-fishimit të rendimenteve lidhur me intensifikimin e përgjithshëm të bujqësisë.

(A. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Foragjere


[cite]