Rëndësia dhe roli i bimëve zbukuruese në mjedis
Lulëtaria është degë e kopshtarisë që merret me kultivimin e bimëve zbukuruese. Qëllimi i përdorimit të tyre është zbukurimi i parqeve, lulishteve etj. Përdoren gjithashtu në kopshtet botanike për të rritur njohuritë e njerëzve për botën bimore dhe për studime shkencore. Kur njeriu u shkëput nga jeta e egër ai ndjeu nevojën për gjelbërim. Për të plotësuar këtë boshllëk ai filloi të bashkëjetojë me bimët e gjelbra duke zgjedhur ato me vlera më të veçanta Bimët u bënë pjesë e pandarë në gjithë jetën e njeriut duke e shoqëruar në festa dhe në fatkeqësi. Arti i lulërisë ka filluar 2000- 3000 vjet më parë. Persianët kultivonin bimët zbuturuese dhe me to rrethonin pallatet e tyre. Gjithashtu nga egjiptianët janë përdorur lavandën, jaseminin etj. Ndërsa tempujt fetare greke ishin të zbukuruar me fusha të tëra me lule. Duke u bazuar në të dhëna arkeologjike në disa qytete të vendit tonë, si dhe duke u mbështetur në folklorin tonë rezulton që shqiptarët kanë kultivuar lulet. Roli i bimëve zbukuruese në jetën e njeriut është i madh.Bimët në përgjithësi kanë efekt freskues sepse temperatura nën hije është 2-5oC më e ulët se në diell prandaj zakonisht mbillen pemë me hapësira të gjelbra ose anash rrugëve.Lulet shërbejnë për të shprehur një emocion si falënderim, mirënjohje, dashuri etj.Në këto raste lule të veçanta shprehin një ndjenjë që fjala nuk është e aftë ta shpreh.Lulet kanë vlerë si komponent kryesor në festat e ndryshme si ditëlindje, Shën Valentin, vdekje dhe martesa.Njeriu filloi të kultivonte lulet kur ai kishte stabilizuar jete e vet.Lulet fillojnë dhe mbarojnë ciklin e tyre biologjik brenda një viti kalendarik. Këtu hyjnë të gjitha bimët zbukuruese që e fillojnë ciklin biologjik në pranverë herët dhe e përfundojnë po atë vit lulëzimin dhe frutifikimin.Shumëzohen me farë e cila mbillet në pranverë.Lulëzojnë në periudhën verë- vjeshtë dhe thahen me fillimin e ngricave të para.Këto janë bimë të vërteta njëvjeçare, sepse në natyrë dhe në kulturë janë të tilla, në dallim nga shumë lloje të tjera dy apo shumë vjeçare që në kulturë, trajtohen dhe mund të përdoren si 1-vjeçare.Këto janë bimë me origjinë tropikale apo subtropikale që lulëzojnë dhe frutifikojnë brenda vitit, dhe hyjnë në periudhën e qetësisë me ardhjen e faktorëve jo të përshtatshëm nga veprimi i të cilëve duhen mbrojtur dhe e fillojnë veprimtarinë jetësore në kushte të përshtatshme të mjedisit.Të gjitha bimët njëvjeçare, duke përfshirë edhe bimët që trajtohen në kulturë si të tilla, shumohen me farë e cila mbillet në pranverë herët, në shtrat, serrë, farishtore apo drejt e në vendin e përhershëm. Në sera dhe shtretër mbillen llojet e atyre farërave që e kanë prejardhjen nga vendet e ngrohta apo që mbillen me qëllim që të shpejtohet lulëzimi i tyre si psh: begonia gjithmonë e lulëzuar (B. Sempreflorens), Phlox dromudi (floksi), kalendula, kokoceli, Ageratum hostonianum, kosmos etj.
Kërkesat e bimëve zbukuruese për klimë, tokë dhe elementë ushqyes
Lulet dhe bimët e tjera zbukuruese kërkojnë kushte optimale klimatike e tokësore. Përshtatja e kushteve të kultivimit ndaj biologjisë së luleve, si dhe rajonizimi luleve duke u bazuar në kushtet klimatike e tokësore që ofron rajoni, janë baza e suksesit në lulëtari dhe në arkitekturen e mjedisit.Në vendin tonë rritën një numër mjaft i madh i luleve dhe bimëve të tjera zbukuruese.Pjesa më e madhe e tyre janë lule dhe bimë të krijuara dhe të ardhura nga vende të ndryshme të botës.Me ardhjen e kushteve të papërshtatshme për rritje dhe zhvillim siç janë zbritja e temperaturës apo rritja e saj në rastin e bimëve bulbore, zvogëlimi i orëve të ndriçimit diellor, rritja e thatësirës etj, bimët bien në periudhën e qetësisë për të rifilluar vegjetacionin përsëri me ardhjen e kushteve të përshtatshme për rritje dhe zhvillim.Përshtatja e teknologjisë së kultivimit me biologjinë e bimës ndikon në shfaqjen maksimale të tipareve ornamentale për të cilat kultivohet bima.Për rritjen dhe zhvillimin normal të bimës është i nevojshëm një regjim optimal i temperatures, lagështirës tokësore dhe ajrore sipas fazave të ndryshme të vegjetacionit.Kërkohet një regjim i caktuar i ndriçimit diellor i cili vepron nëpërmjet intensitetit të dritës dhe kohëzgjatjes së dritës në rajone të ndryshme dhe lloje të ndryshme bimësh etj.Regjimet e ndryshme klimatike kanë rol përcaktues në shpërndarjen gjeografike të botës bimore natyrore.Drita është burimi kryesor dhe i pazëvendësueshëm i energjisë.Lulet kanë kërkesa specifike për dritën, gjatësinë dhe intensitetin e saj.Rrezatimi diellor është burimi kryesor i energjisë që përcakton klimën e secilit rajon apo ekosistemi të planetit.Lulet kanë nevojë për nivele optimale të lagështirës ajrore dhe tokësore.Disa bimë rritën dhe zhvillohen mirë vetëm në kushtet e lagështirës së lartë ajrore.Një grup e toleron mungesën e lagështirës. Një grup tjetër nuk ka shumë kërkesa për lagështirë ajrore.Për këto bimë, në kushtet e lagështirës së ulët ajrore nuk është e domosdoshme freskimi dhe lagia me ujë e ambientit dhe e gjetheve.Me tokën është e lidhur mënyra e mbjelljes si dhe lidhja e luleve dhe zënia e fidanëve të shkurreve dhe bimëve të larta zbukuruese.Me tokën dhe veçoritë fiziko-kimike të saj është e lidhur ushqimi me ujë dhe element ushqyes të luleve dhe bimëve të tjera për një kohë të gjatë në të njëjtin vend.Për bimët dekorative ka shumë rëndësi përshkueshmëria e tokës, aftësia e lartë ujëmbajtëse, kapaciteti i lartë i këmbimit kationik, pastërtia nga barërat e këqija dhe dëmtuesit, pehashi i tokës dhe niveli i ujërave nëntokësore.Toka natyrale përdoret si vend mbjellje për lulet dhe bimët e tjera dekorative që do përdorën për gjelbërimin e bordurave, lulishtes etj.Prania dhe aktiviteti i mikroorganizmave përmirëson cilësitë e tokës pasi aktiviteti i tyre rrit disponibilitetin e elementeve ushqyes dhe shkallën e shfrytëzimit të tyre.Me anë të analizave kimike të tokës dëshmohet dhe bëhet e njohur gjendja apo përmbajtja e makroelementeve N, P, K, Ca, Mg, Na dhe mikroelementeve si Bo, Cu, Fe, Zn etj. Analizat e tokës ku do të mbillen lulet, duhet të kryhen përpara mbjelljes së luleve dhe bimëve të tjera shkurreve dhe bimëve të larta.
Klasifikimi dhe shumimi i bimëve zbukuruese
Klasifikimi i bimëve dekorative bëhet sipas:
Karakteristikave botanike dhe grupuhen sipas famijeve.
Moshës janë 1, 2 dhe shumëvjeçare.
Vendrritjes ndahen në bimë që rriten në fushë të hapur dhe në mjedise të mbyllura.
Pamjes së jashtme klasifikohen në bazë të gjetheve, luleve:
- Bimë me gjethe gjithmonë të gjelbra janë bimë shumëvjeçare që mbahen në vazo,arka në kopshte.Me këto zbukuroheshin mjediset e brendshme të shkollave.
- Bimë me gjethe laramane edhe këto bimë i mbajnë gjethet gjatë gjithe vitit por dallohen nga të parat se kanë ngjyra të
- Bimë që çelin lule .Këto bimë mbillen në fushë hapur, në serra, në shtretër etj.
- Bimë me gjethe e kercell mishtore kanë kercell e gjethe të trasha me ose pa gjemba,disa çelin lule një pjese japin fruta .Janë bimë shumëvjeçare.
- Drurë me gjethe gjithmonë të gjelbra kanë kercej të drunjëzuar, të lartë, kurorë të madhe.Mbillën në fushë të hapur disa çelin lule,lidhin fruta japin fara.
- Lloje që i lëshojnë gjethet në dimër kanë të njëtat veçori me grupin parardhës vetëm se u bie gjethët në dimër.
- Lianet zbukuruese kanë kercelltë hollëose të trashë etë veshura me shumë degë janë shumëvjeçare.Çelin lule të bukura në kohe të ndryshme mbahen në vazo e në fushë të hapur.
Shumimi i luleve dhe bimëve zbukuruese
Lulet dhe bimët zbukruese shumohen në rrugë natyrore dhe artificiale.Mënyrat e shumimit të luleve dhe bimëve zbukuruese janë të ndryshme shumim me farë, qepë, zhardhokë, hinkë, copa kercelli, kalema, rizoma, stalone, gjethe, shartim.Shumimi me farë bëhen në fushë të hapur dhe në mjedise të mbyllura.Farat mbillen duke i shpërndarë në gjithe sipërfaqen e tokës kurse farat e imta mbillen në rreshta.Lulet dhe bimët që shumohen në fushë të hapur nëna, lafshgjeli, gojëujku, kadife salvia, vjollca, manushaqja, bredhi,dafina, mimoza, rrapi, palmat, bliri.Farishtja mbillet në vjeshtë ose në pranverë.Mbjella e farave bëhet jashtë periudhave të ngricave.Lulet dhe bimët që shumohen në mjedise të mbyllura asparaguset, oralia, ciklamina, lule këmbanat.Në mjediset e mbyllura dheu përgatitet me plehra organike. farat mbillen me shpërndarje.Mbjellja bëhet brenda në serë, përvec përgatitjes së dherave bëhet edhe kullimi i ujrave.Shumimi me qepë bëhet në fushë të hapur dhe mjedise të mbyllura.Qepët janë kërcej që rriten dhe zhvillohen nën tokë.Mbjellja e qepëve bëhet një nga një në farishte, arka ose saksi të përgatitura dhe me pleh organik i kalbur mirë.Shumimi me zhardhokë bëhet në fushë të hapur në vende me shumë dritë.Çdo zhardhokë duhet të ketë sytha të padëmtuar.Mbjellja bëhet në gropa ku vendosen 2-3 zhardhokë.Shumimi me përpaja bëhet në bimët si manjola urthi pjesa që futet nën tokë të gërvishtet pak në mënyrë qe dega të rrënjëzojnë më shpejt.Shumimi me rizoma shumohet zambaku fletgjerë, rizoma pritet në copa me 1-2 sytha dhe mbillet në tokë të pergatitur mirë.Shumimi me kalema gjysmë të drunjëzuar dhe me gjethe bëhet te fikusi.Kalemi duhet të ketë më shumë se 2-3 sytha me një ose disa gjethe mbjellja bëhet në saksi,në dhe të mirë me shumë rërë.
Shtretërit dhe mjediset e mbrojtura për kultivimin e bimëve zbukuruese
Shtretërit dhe mjediset e mbrojtura janë hapësira për prodhimin e fidanëve të luleve. Është një strukturë me mure dhe çati të bërë kryesisht nga materiale transparente, të tilla si xhami, në të cilën bimë kërkojnë kushte të rregulluara klimatike për tu rritur.Këto struktura shkojnë në madhësi nga më të vogla në ndërtesat të medha.Pjesa e brendshme e një serë të ekspozuar ndaj diellit bëhet në mënyrë të konsiderueshme më i ngrohtë se temperatura e ambientit të jashtëm, duke mbrojtur përmbajtjen e saj në mot të ftohtë.Shumë serra komerciale qelqi janë të teknologjisë së lartë objektet e prodhimit për perime apo lule.Serrat qelqi janë të mbushura me pajisje duke përfshirë instalimet e ngrohje, ftohje, ndriçim, dhe mund të kontrollohet nga një kompjuter për të optimizuar kushtet për rritjen e bimëve.
Shërbimet kulturore në bimët zbukuruese
Përgatitja e vendit për mbjelljen e luleve dekorative dhe kërkesat ndaj kushteve të mjedisit.Për mbjelljen e bimëve dekorative duhet të kemi parasysh një seri faktorësh ndër të cilët më kryesorët përmendim:
Kriteret teknike: një fidanishte e specieve dekorative është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë.Për të mos gabuar që në fillim, mbahen parasysh disa kushte që janë: kushtet natyrore, klima, relievi, toka; mundësia e ujitjes dhe e transportit; kërkesat e tregut dhe fuqia punëtore e nevojshme, etj.Vlerësimi tekniko-ekonomik i llojit të bimës dhe kultivarit.Kërkesat e tregut sipas llojeve, periudhës së kërkesës, etj, mundësia e mbulimit të shërbimeve agroteknike me krahë pune, organizimi në ato zona ku nuk janë planifikuar ndërtime të reja urbane apo industriale sepse shpenzimet e bëra janë të larta dhe sa më afër rrugëve kryesore dhe sa më afër tregjeve, me qëllim uljen e kostove dhe prishjen e cilësisë nga transportet e gjata.Kushtet natyrore, klima, relievi, toka analizohen temperaturat mesatare, minimale, maksimale, sasia e reshjeve, sasia e orëve me ndriçim diellor, drejtimi i erërave mbizotëruese dhe drejtimi kryesor i tyre, brymat kryesisht ato të vonat të Pranverës, apo edhe ato të parat në Vjeshtë, mjegullat, breshëri, sasia e orëve me temperatura nën 0oC etj.Tokat mund të jenë ato të sheshta, të pjerrëta ose shumë të pjerrëta.Toka dhe kërkesat për cilësitë e saj.Bimët dekorative kanë kërkesa relativisht të larta për tokën, pasi këto bimë kanë një sistem rrënjor jo mjaft të zhvilluar dhe të aftë për t’u futur thellë në tokë (sidomos ato 1,2-3 vjeçare) dhe me aftësi të pakta për të asimiluar lëndët ushqimore dhe ujin.Nga ana tjetër cilësia e prodhimit të fidanëve është e lidhur ngushtë edhe me përmbajtjen e elementëve ushqimore që ndodhen në tokë dhe me cilësitë e tjera agronomike të saj.Toka dhe nëntoka ka rëndësi për zhvillimin e specieve dekorative.Toka më e përshtatshme është kur ajo përban rërë 50%, argjilë 25%, gëlqere 15% dhe humus 10%.Toka deri në thellësinë 80cm duhet të ketë 1-2gr N dhe P205 të asimilueshëm në 100gr tokë, 0,4gr K20.Toka duhet të jetë e shkrifët dhe jo kompakte. pH duhet të jetë lehtësisht acid ose neutral 5,5-7,5.Nëntoka duhet të jetë 1,5m e shkrifët dhe e përshkueshme nga uji.Po kështu edhe ujërat nëntokësore nuk duhet të jenë më pak se 1,5m.Punimi i tokës konsiston në punimin e tokës në thellësinë 70-120 cm.Në tokat e lehta kryhet në thellësinë 70-80cm.Në tokat e rënda duhet që shtresa e sipërme të futet poshtë dhe ajo e poshtmja të kalojë sipër.Ky process realizohet me mjetet e punimit të thellë të tokës në thellësinë nga 100-120cm.Koha më e mirë e punimit të parë të tokës është korrik e gusht.Rreth 7-10 ditë para piketimit dhe hapjes së gropave, toka mund të plugohet për së dyti nëse ka nevojë, por gjithsesi frezimi i sipërfaqes së tokës është i domosdoshëm.Për të ndërtuar një fidanishte te bimëve dekorative me një cilësi të mirë, është domosdoshme që fidanët të jenë të të njëjtit standard.Preferohen fidanët e kategorisë së parë dhe të dytë.Fidanët e kategorisë së tretë, nuk duhet të mbillen të përziera me dy të parat.Ato mund të mbillen në vende të veçanta me qëllim që shërbimet e më pasme agroteknike të jenë më të diferencuara.Elementët ushqyes të domosdoshëm për zhvillimin e bimës janë makroelementët dhe mikroelemtët.Ujitje me plehërim konsiston në përzierjen dhe shpërndarjen e ushqimit të lëngshëm sëbashku me ujitjen.Përqendrimi i solucionit nuk duhet të jetë i lartë, përndryshe mund të ndalohet zhvillimi dhe në rastin e një shpërndarje mbi bimët, shfaqen dëme serioze, si nekroza në anët e gjetheve.Për t’i shmangur këto fenomene është e nevojshme që të kontrollohet në mënyrë konstante përqendrimi i solucionit, me anë të veprimit të përcjellshmërisë dhe të presionit osmotik.Për bimë të rritura përdoren përqendrime deri në 1atm, për bimë të reja këshillohen presione osmotike nga 1/3 në ½ atm.Plehrat që përdoren në plehrim të lëngshëm duhet të jenë shumë të tretshëm si p.sh: acidi fosforik, nitrati potasik, nitrati amonit, ureja, sulfati amonit, fosfati biamonit.Është e nevojshme shmangia e përzierjeve që japin komposto të patretshme, p.sh: sulfati potasik dhe nitrati kalciumi