Arrëza gjembore ka  prejardhje nga Zelanda e Re, lartësia e bimës 5-10 cm, ka formë tepihu, lulëzon në Qershor–Korrik, lulja ka ngjyrë të verdhë, kafe, etj, gjethet rrethore, të dhëmbëzuara.Ruan gjelbërimin në të gjitha stinët, ndërsa gjethet i ka të argjendta në të përhimët.Lulet e saj është vështirë të vërehen pasi janë të reduktuara në kokëza rrumbullake dhe me ngjyrë të verdhë. Si bimë kopshtare nuk kultivohen vetëm për arsye të bukurisë së luleve të tyre, rëndësia qëndron tek hijeshia e gjetheve dhe formave rrethore të farëmbajtësve.Si rrjedhim ato përdoren shumë shpesh për gjelbërimin e hapësirave të mëdha urbane sepse e mbulojnë dendur vendin dhe janë tepër të qëndrueshme ndaj thatësisë.Në kopshte private krijojnë oaze të bukura rrethore.Acaena microphylla ka gjethe të gjelbërta me një skuqje të dobët, kokëzat e farëmbajtësve ngjyrë të kaftë me pamje gjembore dhe me lartësi 10cm.Varieteti tjetër Acaena novae-zelandiae, kultivohet gjithnjë e më shumë sepse ka ngjyrë të bukur të farëmbajtësve dhe gjetheve.

[cite]
Comments
All comments.
Comments