Vargëzimi dhe bashkëshoqërimi kulturave perimore
Me bashkëshoqërim kuptohet kultivimi i njëhershëm në të njëjtën tokë të dy ose më shumë perimeve, të cuilat mund të kenë morfologji të ndryshme por kanë ngjashmëri pësa i përket kërkesave agronomike.Bashkëshoqërimi këshillohet të bëhet midis këtyre perimeve:domate me lulelakër, qepë e njomë me sallatë, karrotë me sallatë, kastravec me fasule të njoma.Kushtet për një bashkëshoqërim janë:
- të mos keqësojë kushtet kushtet e kultivimit të kulturës bazë e cila zë një vend të rëndësishëm në planin e prodhimit.
- të zgjidhen kultura pothuajse me kërkesa të njëjta ndaj agroteknikës.
- të mos kenë zhvillim të njëjtë të sistemit rrënjor.
- të mbahen parasysh veçoritë biologjike të zhvillimit të tyre.
- të mbahet parasysh mekanizimi i proceseve më të rëndësishme të kulturës perimore.
Me vargëzim kuptohet mbjellja e njëra pas tjetrës të perimeve të ndryshme në të njëjtën tokë brenda të njëjtit vit bujqësor.
Plan për kultimivin e tokës me dy kultura:cikli pranverë –verë: karrotë ose bizele; domate ose kungullesha; patate e hershme; patate dhe cikli verë-vjeshtë: çikorje e kuqe; sallatë ose finok, spinaq ose pazi; patlixhan etj.
Plan për kultimivin e tokës me tre kultura:
kultura 1-spec prill-shtator, patate e hershme dhjetor-maj, domate e hershme janar-qershor; kultura 2– finok shtator-nëntor, domate maj-gusht, mashurka e shkurtër korrik-gusht;
kultura 3– spinaq nëntor-mars, finok shtator-dhjetor, lulelakër w hershme gusht-dhjetor;