Kokoçeli ka prejardhje nga Persia Veriore, lartësia e bimës 50-80cm, ka rritje të drejtë, lulëzon në qershor-korrik, lulja ka ngjyrë rozë dhe gjethe pendore.Grupi i luleve për tu kultivuar si lule zbukuruese ka kaluar nëpër disa faza të ndryshme të vlerësimit.Ato në gjendje të egër rriten në male, në livadhe, skaj rrugëve dhe mjedise tjera të banimit e shpesh në kushte shumë të skajshme të thatësisë, ku pamja e tyre e rëndomtë nuk i përmbush kërkesat për ta kultivuar në kopshte.Për këtë arsye në vitet e fundit është bërë një rivlerësim cilësive duke i zgjedhur varietetet që meritojnë ta kenë vendin që u takon.Kështu, rizbulohet lloji me rritje mjaft të madhe dhe të gjerë, gjethe pendore dhe me prerje të thellë.Lulet janë të vendosura mbi kërcejtë e padegëzuar në disa kokëza që kanë mbështjellje luspore.Më së shumti shquhet lloji me lule ngjyrë të kuqe karmini duke i dhënë pakëz edhe karakter nostalgjik lulëzimit të vrullshëm veror.
[cite]