BIMITROV GJERGJ


BIMITROV GJERGJ
✤ (1882-1949). Veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste bullgare dhe ndërkombëtare; mik i sinqertë i popullit shqiptar dhe përkrahës i luftës së tij revolucionare. Që në moshë të re mori pjesë në lëvizjen punëtore bullgare. , Më 1909 u zgjodh anëtar i KQ të Partisë Punëtore Socialdemokrate bullgare të së majtës. Ishte një nga udhëheqësit e kryengritjes antifashiste bullgare të shtatorit 1923, pas dështimit të së cilës emigron jashtë shtetit. Përshëndeti fitoren e Revolucionit të Qershorit 1924 në Shqipëri duke e cilësuar si një ngjarje të rëndësishme për lëvizjen revolucionare ballkanike. Me ardhjen e ‘fashistëve hitlerianë në fuqi më 1933 u arrestua dhe u nxor para gjyqit në Laipcig. Atje mbrojti me guxim e dinjitet idealet komuniste dhe demaskoi fashizmin. Hitlerianët u detyruan ta_ lironin dhe në vitin 1934 mërgoi në BRSS ku qëndroi deri më 1945. Më 1935 u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Kominternit ku qëndroi deri në maj 1943. Gjatë.kësaj kohe u dha ndihmë e përkrahje të mërguarve revolucionarë shqiptarë jashtë vendit dhe lëvizjes komuniste në Shqipëri. Më 1945 u kthye në Bullgari; më 1946 u zgjodh kryeministër dhe sekretar i përgjitlishëm i KQ të Partisë Punëtore (komuniste) Bullgare. Në dhjetor 1947 së bashku me shokun Enver Hoxha nënshkruan në Kriçim të Bullgarisë Traktatin e Miqësisë dhe ndihmës reciproke midis Shqipërisë dhe Bullgarisë Gj. Dimitrovi, ka shkruar shoku Enver Hoxha, «ka qenë e do të jetë kurdoherë një shkollë e madhe për komunistët e revolucionarët, për të gjithë ata që ia kanë kushtuar dhe ia kushtojnë jetën clirimit të proletariatit e të popujve».

(Ll. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimitrov Gjergj


[cite]