BISEDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR – SENAT


BISEDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR – SENAT
✤ (1920), E përkohshme që botoi materialet e mbledhjeve të mbajtura në parlamentin shqiptar prej 20.3.1920 deri më 15.11.1920. U botuan 11 nr. Tematika e mbledhjeve dëshmon se Senati në legjislaturën e parë vijoi rrugën që caktoi Kongresi i Lushnjës dhe për problemet e mëdha që qëndronin para vendit u shpreh si për zgjidhjen diplomatike edhe për luftën e armatosur. (H. Ve.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bisedimet E Këshillit Kombëtar – Senat


[cite]