BISHQEMI


BISHQEMI
✤ Fshat kodrinor në rrethin e Elbasanit, në të djathtë të luginës së Shkumbinit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Pajovë (shih). Fshat i lashtë, përmendet që në vitin 1304. Më 1913 rreth 40 fshatarë morën pjesë në luftën e Shkodrës kundër malazezëve dhe 27 prej tyre dhanë jetën. Banorët e tij kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në 1956 dhe bën pjesë në koop. e bashkuar bujqësore të Pajovës, Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, panxharsheqerit, ullirit. B ka shkollë 8-vjeçares vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bishqemi


[cite]