BORIÇI DAUT
✤ (1823-1896). Atdhetar, mësues dhe hartues tekstesh shkollore. Zhviiloi veprimtari gjatë lëvizjes së Rilindjes Kombëtare. Veprat e tij, krvesisht gjuhësore, janë me interes për historinë e alfabetit, të gramatologjisë, leksikografisë dhe të dialektologjisë. Botoi Alfabeti shqrp (1861), Abetarja shqipe (1869,1881). La dorëshkrim,: «Gramatikë shqipe», «Fjalor turqisht-shqip», një autobiografi dhe dy ditarë (1844-1850, 1893-1895). Bëri përpjekje për përhapjen e arsimit në masat e pashkolluara të kohës në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, Tiranë, Dibër, Ulqin. Në ngjarjet historike të viteve 1878-1880 veproi me guxim e mprehtësi si kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Shkodrën, hartoi memorandnme, protesta, përkujtesa dhe thirrje për mbrojtjen e vendit nga copëtimi, drejtoi or~ ganizmin e forcave të armatosura të popullit. Porta e Lartë e internoi në Anadoll (1880-1888).
(J. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Boriçi Daut
[cite]