BORIÇI LORO
✤ (1922-1984). Veprimtar i dalluar i lëvizjes fizkulturore-sportive, i pari Mjeshtër I merituar i sportit. Lindi në Shkodër, që në moshën 15-vjeç si pjesëtar i skuadrës së futbollit të shoqërisë patriotike «Vllaznia» të Shkodrës, u shqua si futbollist. Më 1945 dha një ndihmesë të rëndësishme për shpalljen e skuadrës «Vllaznia» kampione e vendit. Më 1946 u emërua kapiten i skuadrës 4 kombëtare të futbollit, e cila fitoi edhe titullin «Kampione e Ballkanit», Për disa vjet ka qenë lojtar dhe trajner i ekipit «Partizani». Me emrin e L. B. si trajner janë lidhur shumë suksese të futbollit shqiptar, si medaljet e argjendta të skuadrës «Partizani» në turneun ndërkombëtar të vitit 1963, titulli i kampionit të Ballkanit fituar nga «Partizani» më 1970 etj. Disa vjet rresht L. B. ka qenë dhe trajner i ekipit kombëtar, anëtar i kryesisë së Federatës Shqiptare të Futbollit, pedagog në Institutin e Lartë të Fizkulturës «Vojo Kushi», anëtar i Këshillit të përgjitshëm të B. F.S.Sh.
(B.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Boriçi Loro
[cite]