BORJA
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (VL), në JL të malit të Koritnikut. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Cërnalevë e Oreshkë, popullsia gjithsej 1689. Dëshmohet si vendbanim që në mesjetë. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. B. është qendër e koop. së bashkuar «Kallabaku». Ka drejtim kryesor prodhimin e patates, thekrës e grurit. B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, pikat e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Borja


[cite]