BOTA E RE


BOTA E RE
✤ (1936). Revistë e përdyjavshme shoqërore, kulturore, letrare dhe ekonomike. Doli në Korçë më 15.4.1936 dhe vijoi deri më 15.2.1937, kur u ndalua nga qeveria zogiste. U themelua nga intelektualët përparimtarë revolucionarë të qytetit me nismën e drejtpërdrejtë të Grupit Komunist të Korçës (shih). Trajtoi me frymë demokratike revolucionare problemet themelore shoqërore, politike e kulturore që qëndronin përpara vendit, dhe zhvilloi luftë të ashpër kundër ideologjisë reaksionare të regjimit sundues, klerikalizmit e fashizmit që po depërtonte. Drejtpërdrejt ose tërthorazi shtroi çështjen e ndryshimit të rendit dhe të çlirimit të popullit nga shfrytëzimi. Revista stigmatizoi me forcë rendin çifligaro-borgjez e regjimin zogist, zbuloi plagët e rënda të shoqërisë së asaj kohe, ngriti çështjen e çlirimit të gruas dhe të mbrojtjes së lirisë e pavarësisë nga rreziku imperialist e fashist. Revista bëri përpjekje të mëdha për zhvillimin e një letërsie demo-B. e R. ndihmoi në mënyrë të ndjeshme për formimin shpirtëror të intelektualëve, të rinisë përparbntare dhe u bë organ i dashur i tyre e i punëtorëve e zanatçinjve në gjithë vendin.

(N. J.—V. K.)

✤ (1945). Revistë e përmuajshme letrare e kulturore. Doli në Tiranë në vitet 1945-1947. Në filiim organ i Shtëpisë së Kulturës të Tiranës, ndërsa duke filluar nga nr. 5, organi Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Në faqet e saj u botuan artikuj politikë, studime letrare, shkrime rreth figurave të shquara të kulturës e të historisë kombëtare etj. Vend të rëndësishëm i dha letërsisë artistike, sidomos krijimeve të autorëve të sotëm, të cilët botuan veprat e tyre të para të shkruara pas Çlirimit. Revista pasqyroi jetën kulturore të vendit, sidomos veprimtarinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë në hapat e saj të parë.

(D. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bota E Re


[cite]