Bredhi i Krishtlindjeve

Bredhi i Krishtlindjeve

Bredhi i Krishtlindjeve e ka origjinën që nga viti 722, atëhere kur Shën Bonifaci u dorëzua episkop dhe filloi punën misionare në rajonin e Hesëve. Sapo mbërriti atje, Bonifaci urdhëroi që të pritej një lis i madh që konsiderohej i shenjtë, kushtuar perëndisë pagane Donar (perëndia i rrufesë). Me lëndën e atij lisi ai ndërtoi një kishë. Ky ishte një hap vendimtar në kristianizimin e hesëve. Tradita thotë se pikërisht mbi trungun e lisit mbiu një bredh (bredhi është simboli i përjetësisë). Meqenëse ishte periudhë Krishtlindjesh njerëzit e zbukuruan bredhin dhe vendosën pranë tij të gjitha dhuratat. Që nga ajo kohë bredhi i zbukuruar hyri në traditën e popujve si simbol i Krishtlindjeve. Ky bredh mbahet i ngritur deri në të kremten e Ujit të Bekuar.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]