Britanikët е Krishterë
Në Britaninë e Madhe krishterimi, u përhap në shekullin II pas Krishtit gjatë pushtimit romak. Në Irlandë, krishterimi ishte predikuar edhe më parë se në Britani, por nuk kishte bazë të qëndrueshme. Në gjysmën e dytë të shekullit V merita i takon Shën Patrikut (432-461), i cili mundi të përhapë krishterimin në Irlandë. Në Skoci krishterimi u përhap nga puna misionare e murgut irlandez Kolumban (512-597). Aktiviteti misionar i tij, për kristianizimin e skocezëve zgjati rreth 34 vjet. Britanikët, skocezët dhe irlandezët janë fise keltësh, prandaj nuk donin të hynin në lidhje me kishën anglo-saksone. Vetëm në shekullin VII ata ranë në marrëveshje me anglosaksonët. Tek Anglo-saksonët predikoi krishterimin murgu Agustin. Ky i fundit në vitin 596 u dërgua prej papës Grigori I së bashku me 40 murgj. Pasi kaluan Galatinë arritën në brigjet Kent, ku u mirëpritën nga mbreti Ethelmbert, i cili ishte idhujtar. Ky i fundit, i ndikuar nga gruaja e tij Vertha, që ishte e krishterë nga mbretëria e frankëve, jo vetëm që i mirëpriti, por i la të lirë të predikonin krishterimin. Mbreti Ethelmbert u pagëzua dhe shembullin e tij e ndoqi i gjithë populli. Në vitin 597 Agustini u bë kryepiskop i Kanterburnit, duke u fronëzuar nga kryeepiskopi i Francës Elefteri. Ai që organizoi kishën anglosaksone ishte murgu Teodor nga Tarso i Azisë së Vogël. Ai u bë Kryepiskopi i Kanterburnit në vitin 669 kur ishte në moshën 67- vjeçare.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Andrea Llukani, Përhapja e krishterimit në ishujt britanikë, Ngjallja, tetor 2000, faqe 5.