BRIGADA XIX SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua më 30.8.1944 në Theollogo (sot Partizani) të Sarandës me luftëtarë të batalioneve «Thoma Lula», «Thanas Ziko» dhe «Pandeli Boçari» të Grupit IV të Zonës I Operative, me rreth 800 luftëtarë, që u organizuan në tri batalione. Pas krijimit filloi veprimet luftarake për asgjësimin e garnizoneve të veçuara të pushtuesit gjerman, për goditjen e autokolonave të tij, si dhe për shpartallimin e bandave xhandare-balliste. Më batalioni II i saj, në bashkëveprim me forcat e Br. XIV S, çliroi Gjirokastrën. Në vijim të veprimeve luftarake mësymëse, një pjesë e forcave të Br. XIX S, në bashkëveprim me Br. XIV e XII S mori pjesë në luftimet për çlirimin e Sarandës dhe të Delvinës. Në luftimet që zhvilloi Brigada ranë 53 dëshmorë. Me urdhër të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH, në 10.10.1944, u caktua me detyrë për të siguruar kufirin bregdetar nga Vlora në Konispol. Në fillim të vitit 1945 botoi gazetën «Vllazërimi».

(A.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigaba Xix Sulmuese E Unçsh

[cite]