BREZI
✤ Pjesë e veshjes popullore, një rrip i gjerë e i gjatë, që mbështillet rreth mesit. Dëshmohet nga gjetjet arkeologjike si një nga elementet më të hershme të veshjes dhe deri në shekullin tonë ishte pjesë e përhershme e veshjes fshatare për burra dhe për gra. Mbron mirë muskujt e belit nga të ftohtit dhe gjatë lëvizjeve të punës. Janë përdorur iloje të ndryshme B. Më të përhapurit kanë qenë B. e gjatë prej leshi, me dy ose më shumë ngjyra, të punuar në vegjë. Në disa krahina janë përdorur edhe B. lëkure, me tokëza dhe zbukurime të tjera metalike. Lloj i posaçëm ishte B. për të mbajtur arrnët e vogla (thikë, kobure etj.). Ndër B. më të lashtë dhe me tipare etnike origjinale përmenden: B. me rrema (në rrethin e Krujës), B. me tufa të vogla prapa (në Mirditë), B. prej lëkure me unaza metalike treshe i kostumit me xhubletë të ngushtë (në Pukë e Tropojë) etj. Janë mbajtur sidomos në mesjetën e vonë vetëm në shtresat e larta edhe B. argjendi ose ari, të punuar me mjeshtëri të rrallë sipas shijeve të kohës. Me kohë punimi i tyre disi u thjeshtua dhe kështu përdorimi u zgjerua. (A. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brezi


[cite]