BRIGADA I SULMUESE E UNÇSH
✤ E para brigadë e UNÇSH, Hero 1 Popullit. U krijua me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm dhe personalisht të sh. Enver Hoxha, në bazë të direktivës së KQ të PKSH. Sh. Enver Hoxha udhëhoqi drejtpërdrejt punën, zgjidhi çështjet për organizimin e saj dhe mori pjesë në përurimin e saj më 15.8.1943 në fushën e Makërzës të Vithkuqit. U formua me partizanë më të zgjedhur nga gjithë formacionet partizane dhe me 70 komunistë të dërguar nga KQ, gjithsej 558 veta të organizuar në fillim në 4 batalione. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, më 9.10.1943 me 137 ushtarë italianë u formua batalioni partizan «Antonio Gramshi» (shih), që u rreshtua në Br. I. S.
Rruga luftarake e Br. I S nis me luftën e Vithkuqit më 26-29 gusht 1943 (shih). Ndër luftimet e tjera më kryesore ishin: goditja në Xhyrë të Librazhdit në shtator 1943; gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 (shih), luftimet në Mailakastër, nëntor 1943, e në Mesaplik, dhjetor 1943. Në shkurt-mars 1944, tri batalione të Br. I. S. kryen një inkursion nga Mokra në V të Shkumbinit për të spastruar nga gjermanët e ballistët zonën Letëm-Kostenj ë-Martanesh-Orenjë-Shmil dhe për t’u takuar me Shtabin e Përgjithshëm që ishte në këtë zonë. Por armiku i Partisë dhe i popullit Mehmet Shehu, ish-komandant i brigadës, jo vetëm e vonoi nisjen e kësaj pjese të brigadës duke u dhënë mundësi armiqve të godisnin udhëheqjen e Luftës ANÇ; por edhe i futi partizanët në shtigje të rrezikshme, ku gjatë luftimeve të detyruara ranë heroikisht shumë trima të brigadës. Kur u nisën me vonesë për në V batalionet e Br. I S, tashmë Shtabi I Përgjithshëm kishte kaluar në J të Shkumbinit, duke çarë rrethimin me forcat e veta dhe me ndihmën e fshatarëve. Dy batalionet e tjera të brigadës në këtë kohë shpartalluan forcat gjermano-balliste në Tomorricë e Gorë dhe më 7 mars rrethuan e asgjësuan në Dunicë të Mokrës bandat balliste të Mokrës, Qukësit e Bërzeshtës.
Në kuadrin e kundërmësymjes së UNÇSH në janar-mars 1944 (shih) Br. I S lufoi në Mokër dhe bashkëpunoi me Br. IV S për çlirimin e Pogradecit. Luftime të ashpra kreu për dështimin e Mësymjes së përgjithshme armike të qershorit 1944 (shih) në Vërçë, Sulovë, Shpat, Ura e Moglicës, Qafa e Gjarprit, Qafa e Dardhës, Guri i Prerë dhe Shëmbërdhenj. Më 28.5.1944 sipas urdhrit të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH, Br. I S u rreshtua në përbërje të D. I S, (shih). Me kalimin e tij në V të Shkumbinit, brigada zhvilloi një varg luftimesh të ashpra kundër forcave gjermane dhe reaksionare në Çevenec, Goilobordë, Feshkopi dhe Dibër, si dhe për çlirimin e dytë dhe mbrojtjen e krahinës së Matit. Në shtator 1944 luftoi për çlirimin e Krujës dhe sulmoi forcat reaksionare të grumbulluara në Prezë; në tetor-nëntor 1944 mori pjesë në luftën për çlirimin e Tiranës (shih). Në nëntor 1944 Br. I S u fut në përbërje të D. II S të UNÇSH (shih) dhe mori pjesë për shpartallimin e forcave reaksionare në Malësinë e V, dhjetor 1944 — shkurt 1945. Br. I S zhvilloi mbi 200 luftime dhe i shkaktoi armikut mijëra të vrarë, të plagosur e robër. Nga radhët e saj dhanë jetën 370 luftëtarë e luftëtare, ndërmjet të cilëve; Estref Osoja, Gjok Doçi, Inajete Dumi, Myslym Shyri, Xheladin Beqiri, Fejzi Micoli, (Heronj të Popullit) etj. Brigada botonte gazetën «Në sulm përpara.*
(P. Ha)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Brigada I Sulmuese E Unçsh