BRIGADA IX SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA IX SULMUESE E UNÇSH
✤ U krijua më në Lozhan të Korçës nga batalionet «Fuat Babani», «Reshit Çollaku», «Tomori», ^Skënder Çaçi» dhe «Hakmarrja» me një efektiv prej rreth 1498 luftëtarësh, të organizuar në batslione. Më 21.10.1944 batalioni IV i saj goditi postbllokun gjerman në hyrje të Korçës nga drej:imi i Ersekës dhe batalioni II goditi garnizonin gjerman në Dvoran. Në bashkëveprim me Br. II S (shih) dhe me Br. XX S mori pjesë për çlirimin e Korçës dhe të Bilishtit, duke i shkaktuar cëme të mëdha armikut në njerëz, si dhe duke i kapur një sasi të konsiderueshme armatimi e materiali luftarak. Në këto luftime ranë 6 dëshmorë të saj. Më 30 tetor, me urdhër të Komandantit të Përgjifhshëm të UNÇSH, sh. Enver Hoxha, Br. IX zuri vijën Bilisht, Ersekë, Leskovik, me detyrë të ngurojë mbrojtjen e kufirit në këtë zonë. Më 14 chjetor u rreshtua në D VII S (shih). Në fillim të v. 1945 filloi të botonte organin e saj «Oshëtima e partizanit».

(A. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Ix Sulmuese E Unçsh


[cite]