BRIGADA XV SULMUESE E UNÇSH
✤ TJ formua më 29.6.1944 në fshatin Protopapë të Oparit, Korçë, me kuadro e partizanë nga batalionet e qarkut të Korçës «Fuat Babani», «Hakmarrja», «8kënder Çaçi», «Reshit Çollaku», «Tomori» dhe partizanë e partizane të ardhura nga krahina e Korçës, gjithsej reth 750 luftëtarë. Veprimet luftarake kryesore i zhvilloi në zonën e Korçës, të Pogradecit e të Elbasanit. Ndër luftimet më të rëndësishme të saj ishin sulmi kundër forcave pushtuese dhe xhandare-balliste në grykën e Pogradecit, në minierën e Çervenakës, në Qafën e Thanës e në fshatin Çeravë më 23 korrik; prita kundër autokolonës gjermane në urat para Qukësit më 3-4 gusht; çlirimi i qytetit të Pogradecit më 30 gusht; prita e Xhyrës në Librazhd, ku u dogjën 75 makina gjermane, më 23-24 shtator dhe çlirimi i qytetit të Elbasanit më 15.11.1944. Mbajti nën goditje të vazhdueshme trupat gjermanë në rrugën Elbasan Qafë e kërrabës dhe mori pjesë në luftën e Tiranës (shih).
Gjatë veprimeve të saj luftarake ajo spastroi një sipërfaqe prej afro 4000 km2 nga forcat reaksionare; shpartalloi dhe çarmatosi mbi 2000 forca xhandare-balliste në fushën e Korçës dhe ne zonën e Qukësit; zuri 72 robër gjermanë; shkatërroi e dogji afro 200 makina të ndryshme të pushtuesve etj. Nga efektivi i brigadës ranë dëshmorë 50 partizanë e kuadro. Një rol të rëndësishëm në tërë veprimtarinë luftarake të Br, XV S luajti komandanti i saj Teki Kolaneci (shih), Hero i Popullit. Më 18.11.1944 u rreshtua në D. I S dhe u përqendrua në grykën e Delvinës me detyrë për mbrojtjen . e kufirit shtetëror. Në këtë kohë kishte rreth 1200 luftëtarë.
(M. N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Brigada Xv Sulmuese E Unçsh