BRIGADA XVIII SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA XVIII SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua në Sllatinë të Peshkopisë më 18.8.1944, nga batalionet partizane të Dibrës, Çermenikes e Martaneshit, si dhe me vullnetarë të rinj nga krahinat e Dibrës, që u organizuan në katër batalione. Më 22.8.1944 forcat e saj, së bashku me forcat e Br. V S (shih), zhvilluan me sukses luftimin e parë mësymës kundër forcave gjermane e reaksionare të përqendraara në malin e Korabit. Nga ky sulm armiku pati shumë humbje dhe dështoi operacioni «Filksenjagd» (shih), që synonte të pushtonte Peshkopinë.

Dy batalione të Br. XVIII S, në bashkëveprim me forcat e Br. V S, më 2 shtator çliruan qytetin e Dibrës; më 21 shtator ajo goditi forcat reaksionare në rajonin e fortifikuar të Kalasë së Dodës, në Lumë, dhe i shpartalloi ato plotësisht; forca të Br. XVIII S morën pjesë në çlirimin e qytetit të Kërçovës, në këto luftime ra dëshmore edhe Hibe Palikuqi (shih), Heroinë e Popullit; pas një vargu veprimesh luftarake kundër hitlerianëve në tërheqje, gjatë rrugës Prizren-Kukës-Pukë dhe në rrethet e Prizrenit, më 5.11. filloi goditjen kundër pushtuesve gjermanë në Kukës. Së bashku me Br. V S mori pjesë në çlirimin e Prizrenit më 16 nëntor, kurse më 17 nëntor ajo goditi e shpartalloi kolonën e ushtarëve armiq që drejtoheshin nga Prizreni në Kukës dhe në 18 nëntor çliroi qytetin e Kukësit.

(K. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Xviii Sulmuese E Unçsh


[cite]