BRIGADA XVII SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA XVII SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua në Gjinar të Elbasanit më 26.9.1944 nga batalionet e Shpatit, Vërçës, Dumresë dhe me vullnetarë të rinj të krahinave të Elbasanit me efektiv rreth 700 luftëtarë, të cilët u organizuan në batalione. Porsa* u organizua, u fut në përbërje të D IV S (shih). Më 2.10.1944 kaloi në zonën e Matit e të Peshkopisë ku deri në fillim të nëntorit zhvilloi veprime spastruese kundër forcave reaksionare të bajraktarëve e armiqve të tjerë, ndihmoi për ngritjen e forcimin e pushtetit të këshillave, si dhe per te mobilizuar popullin në luftë. Me urdhër të Shtabit të Korparmatës I S, mori pjesë në luftën e Tiranës (shih), në fillim si rezervë e përqendraar në rajonin e Mulletit e të Lundrës, ndërsa më 13 nëntor mori detyrë që të godiste kolonën gjermane të grupit «Steyrer» që lëvizte në rrugën Qafë e Kërrabës-Tiranë. Brigada organizoi pritën në rajonin Fikas-Ibë dhe, në bashkëveprim me forcat e tjera të Korparmatës, i shkaktoi armikut humbje të mëdha (shih Beteja e Mushqetasë). Pas kësaj veproi me sukses për asgjësimin e forcave reaksionare në Maqedoni, në zonat e Gostivarit, të Kërçovës e të Tetovës. Më 14 dhjetor u fut në përbërje të D VIII S (shih) dhe u vendos në Peshkopi. Komisar i Br. ka qenë Oamil Guranjaku, mësues i Popullit (shih)

(K. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Xvii Sulmuese E Unçsh


[cite]