BRIGADA XXIV SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA XXIV SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua në Bicaj të Kukësit më 4.10.1944, nga batalioni i Lumës dhe me vullnetarë të rinj të krahinës së Kukësit me një efektiv të përgjithshëm prej 560 luftëtarësh, që u organizuan në katër batalione. Nga data 6 deri më 30 tetor zhvilloi luftime për asgjësimin e forcave reaksionare të Muharrem Bajraktarit, punoi për mobilizimin e popullit në luftë për çlirimin e plotë të vendit, ndihmoi për ngritjen e forcimin e pushtetit të këshiilave NÇ. Gjatë kësaj periudhe efektivi i saj arriti rreth 1000 veta. Nga 31 tetori deri më 7 nëntor, në bashkëveprim me Br.XXIII S (shih) goditi kolonat gjermane që po tërhiqeshin në rrugën Kukës-Prizren dhe i shkaktoi armikut humbje të ndjeshme.

Me urdhër të Shtabit të Korparmatës I S, më 10 nëntor mori pjesë në luftën e Tiranës (shih), ku organizoi pritë në rrugën Tiranë-Kashar. Pas çlirimit të Tiranës, në bashkëveprim me Br.XXIII S (shih), vazhdoi ndjekjen e forcave gjerxnane në tërheqje në rrugën Ura e Zezë-Laç-Milot-Lezhë-Shkodër. Për tri ditë (24-26 nëntor) kreu veprime të efektshme mësymëse në ndjekje të armikut që mbrohej në rajon të fortifikuar në Bërdicë dhe në Beltojë, duke i shkaktuar humbje të ndjeshme. Pas çlirimit të Shkodrës, më 29.11.1944, Br.XXIV S mori detyrë të kalonte kufirin shtetëror dhe të vepronte drejt Ulqinit, në Mal të Zi, e më vonë në Malësinë e Madhe e në Dukagjin për spastrimin e këtyre zonave nga mbeturinat e forcave reaksionare dhe për të ndihmuar për ngritjen e forcimin e pushtetit të këshillave NÇ.

(K.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Xxiv Sulmuese E Unçsh


[cite]