BUJQËSIA SOCIALISTE


BUJQËSIA SOCIALISTE
✤ (1945). Revistë e përmuajshme tekniko-shkencore, organ i Ministrisë së Bujqësisë. Doli në shkurt 1945 me titullin Bujku i ri deri në qershor 1961, kur mori titullin e sotëm. Boton kryesisht artikuj për çështje teknike, organizative, përgjithëson përvojën e përparuar dhe përhap të rejat e shkencës bashkëkohore në degët e ndryshme të prodhimit bujqësor e blegtoral.

(Fa. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bujqësia Socialiste


[cite]