BURIMASI
✤ Vendbanim i periudhës së neolitit të vonë dhe eneolitit, në majë të një kodre pranë fshatit Dumrav, rrëzë Malit të Thatë (Korçë). Gërmimet janë bërë më 1981. Shtresa më e hershme kulturore i takon heolitit të vonë, dhe ka qeramikë me ngjyrë të çelët, me forma tipike të Maliqit I-Kamnikut, qeramikë të pikturuar me bojë kafe, si dhe me ngjyra kuq e zi. Shtresa tjetër dhe më e pasur i takon kulturës eneolitike të Maliqit, përfaqëson fazën më të hershme të saj. Qeramika e zezë e gri e zezë me lustër, si dhe pikturimi gri është ende me përdorim të kufizuar në B., kur në Maliqin II është tipike. Po kështu mungon qeramika me kanelyra, që është tipike për Maliqin II, dhe së fundi, në B. së bashku me qeramikën eneolitike ka edhe pak qeramikë të pikturuar të neolitit të vonë.
(M. Ko.)
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (L), në shpatet J të Malit me Gropa. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Vërrisë (shih). Emri i mëparshëm i fshatit ka qenë Shëmri, emrin e ri e mori më 1969 nga burimet e shumta, që i japin ujë të pijshëm Tiranës. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në shtatorin e v. 1943. Më 5.3.1944 në B. qëndroi Brigada e I S. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1966. B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, ambulancë, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Burimasi
[cite]