BURKAR ZHAK


BURKAR ZHAK
✤ (Jacques Bourcart, 1891-1964). Gjeolog dhe oqeanograf francez, profesor i Universitetit të Parisit (Sorbonë) dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës. Gjatë viteve 1916-1920, kur krahina e Korçës ishte e pushtuar nga trupat franceze, Zh. B. i ngarkuar nga qeveria e tij, bëri studime gjeologjike dhe gjeografike mbi këtë krahinë. Më kryesoret janë: Kufijië shqiptarë të administruar nga Franca (Les Confins Albanais administrës par la France», 1922), që shoqërohet edhe me hartën gjeologjike 1:200000 të Shqipërisë JL, Shqipëria dhe shqiptarët (LAlbanie et les Albanais, 1922). Ka shkruar edhe artikuj për gjeografinë (klimën, popullsinë etj) edhe për gjeologjinë e Shqipërisë, duke përpiluar edhe skemën e parë tektonike. Studirnet e tij për Shqipërinë janë shkruar me dashamirësi dhe me seriozitet shkencor. Disa nga këto punime nuk e kanë humbur edhe sot vlerën njohëse dhe shkencore.

(P. G.—S. Pa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Burkar Zhak


[cite]