CALE PANDELI


CALE PANDELI
✤ (1874-1923). Atdhetar dhe veprimtar i dalhiar i Rilindjes dhe i periudhës së Pavarësisa. Lindi në Korçë, kumori mësimet e para. Studimet e larta i vazhdoi në Kajro. Bashkëpunoi me atdhetarët e Bukureshtit. Në Korçë u shqua në organizimin e klubeve dhe të shoqërive patriotike. Ishte një nga propaganduesit dhe organizatorët e luftës së armatosur në Shqipërinë e J (1911-1912).

Përfaqësoi kryengritësit e Korçës në Kuvendin e Sinjës (shih). Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit ‘ (nëntor 1912), si dhe në Kuvendin Kombëtar të Vlorës (shih) si përfaqësues i Korçës. U zgjodh anëtar i qeverisë së parë kombëtare (Ministër i bujqësisë) të kryesuar nga I.Qemali. Në vitet e Luftës I Botërore mërgoi në Rumani dhe Zvicër dhe luftoi për ruajtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. P. C. mori pjesë aktive në lëvizjen patriotike që shpuri në mbajtjen e Kongresit të Lushniës (shih) dhe në lëvizjen për mbrojtjen nga rreziku i pushtimit grek e bashkimin e trevës së Korçës me qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në vitet 1920-1922 içhte deputet i Korçës në parlament.

(F.X.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Cale Pandeli


[cite]