Rrjedhojat e përhapjes së islamit në tokat shqiptare Përhapja e islamizmit në trojet shqiptare ishte një proces me rrjedhoja të shumanshme për jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të popullit shqiptar. Rezultati kryesor i këtij procesi ishte fakti se në strukturën konfesionale të tij tashmë përfshihej si pjesë përbërëse popullsia myslimane.
Gjendja kishtare në viset shqiptare Me gjithë rëndësinë e padiskutueshme të faktorëve politikë, ekonomikë dhe shoqërorë në nxitjen e procesit të kalimit në islamizëm të një pjese të madhe të popullit shqiptar, një rol përcaktues në këtë proces luajtën veçoritë e situatës fetare në viset shqiptare në momentet e kontaktimit
Faktorët ndikues në islamizimin e popullsisë shqiptare Rrethanat politike dhe ekonomiko-shoqërore Përhapja e islamit në tokat shqiptare ishte një dukuri e shkaktuar prej bashkëveprimit të një numri faktorësh të natyrave të ndryshme: politike, ekonomike, kulturore dhe fetare. Perandoria Osmane ishte një shtet islamik që pranonte të drejtën e ekzistencës brenda
Sektet islamike në Shqipëri. Bektashizmi Islami u përhap në tokat shqiptare jo vetëm në variantin e vet kryesor, sunit, por edhe në formën e sekteve (tarikateve) të ndryshme, siç ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dëshmi të pranisë së këtyre sekteve mistike në territorin shqiptar janë teqetë e ndërtuara në një
Depërtimi i islamit në tokat shqiptare Vendosja e sundimit osman në tokat shqiptare u shoqërua me ndryshime të thella jo vetëm në fushat politike, shoqërore dhe ekonomike, por edhe në strukturën fetare të popullsisë. Përkatësia e krishterë e shqiptarëve (pjesërisht në ritin ortodoks dhe pjesërisht në atë katolik) filloi të
Kryengritjet antiosmane (mesi i shek. XVII-mesi i shek. XVIII) Thellimi i shfrytëzimit ekonomik dhe grabitjet e feudalëve e të nëpunësve osmanë sillnin në mënyrë të domosdoshme rezistencën kundër tyre. Lufta që zhvilloi fshatarësia shqiptare pati forma të ndryshme, që nisnin me qëndresën, vazhdonin me arratisjet dhe përfundonin me kryengritjet e
Ekspedita në Malësinë e Madhe në vitin 1638 Rrezikshmëria e kryengritjeve të malësorëve shqiptarë dhe mundësia e shndërrimit të Malësisë së Madhe në qendër të një aksioni të përbashkët ballkanik dhe evropian kundër Perandorisë Osmane, shqetësoi, bashkë me sundimtarët osmanë në Shqipëri edhe vetë Stambollin. Prandaj ekspedita të shumta ushtarake
Kuvendet ndërballkanike Në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XVII, lufta antiosmane e popujve ballkanas kaloi në një fazë më të lartë, që karakterizohet nga përpjekjet për të bashkërenditur lëvizjet çlirimtare të vendeve të veçanta. Një rol të dorës së parë në këtë drejtim luajtën krerët shqiptarë, të cilët u bënë
Dëbimi i spahinjve nga malësitë Krahas kuvendeve në Shqipëri shpërthyen edhe një varg kryengritjesh. Sipas letrës së Nikollë Mekajshit drejtuar papa Klementit VIII në vitin 1603, dukagjinasit vazhdonin të ishin në kryengritje. Përveç zonave autonome kryengritja u shtri edhe në zonën e timarit. Një lëvizje e tillë qe kryengritja e
Kuvendet e shek. XVI Depërtimi i spahinjve nëpër malësitë e vetëqeverisura, përhapja e sundimit osman, rritja e detyrimeve ndaj fshatarësisë shqiptare, shkaktuan një qëndresë më të fuqishme të malësorëve, gjallëruan lëvizjen e pjesës tjetër të fshatarësisë shqiptare, si dhe përpjekjet e krerëve shqiptarë laikë e fetarë për t’i shndërruar kryengritjet
Kryengritjet antiosmane në gjysmën e dytë të shek. XVI Në një kohë me nënshtrimin e krahinës së Labërisë në jug, qeveritarët osmanë i shtuan përpjekjet për të forcuar pozitat e tyre edhe në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, në krahinat fushore si edhe në ato malore të vetëqeverisura. Duke
Kryengritja e antiosmane Himarës Gjatë shek. XVI vatër e kryengritjeve u bënë veçanërisht tri krahina: Labëria, Dukagjini dhe Malësia e Madhe. Labëria u përfshi në sistemin e timarit gjatë periudhës midis viteve 1492-1506, por banorët e kësaj treve të gjerë e vazhduan qëndresën e tyre kundër këtij sistemi. Më 1507
Tregtia e brendshme dhe e jashtme në periudhën otomane Qytetet ishin njëherazi qendra tregtare dhe zejtare. Qysh në shek. XVI pazari i Elbasanit (çarshi), i Shkodrës, i Prizrenit dhe i Beratit kishin nga 900 dyqane secili, kurse Shkupi numëronte 2 150 dyqane. Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria kishte tregjet
Rritja e qyteteve dhe e prodhimit zejtar Vendosja e sundimit osman u bë pas luftërave pushtuese, që kishin sjellë pakësimin e numrit të qyteteve. Disa, si Drishti, Deja, Shurdhahu, që ekzistonin si qendra prodhimi e shkëmbimi në gjysmën e parë të shek. XV, ishin shkatërruar e zhdukur krejtësisht, kurse Kruja,
Marrëdhëniet çifçi-çifligar Në varësi të shkallës së shpronësimit të çifçiut, ndërmjet çifligarit dhe çifçiut u vendosën disa lloje marrëdhëniesh, si: sistemi i një të tretës, i gjysmatarisë, i një të katërtës dhe i qesimit. Ndarja e prodhimit sipas përpjesëtimit dy me një, që njihet me emrin e treta, u vendos