COKU GJETO
✤ (1860-1913). Udhëheqës ushtarak popullor, organizatori kryesor i kryengritjes antiosmane të v.1912 të malësorëve në krahinën e Bregut të Matës (Lezhë). Mori pjesë në mbledhjen e organizuar në Zejmen (11.5.1912) me përfaqësues nga krahinat e tjera fqinje (Mirdita, Malësia e Lezhës, Kthella etj.) dhe, duke zbatuar vendimet e kësaj mbledhjeje, drejtoi mjaft aksione të kryengritësve të krahinës së tij: sulmin kundër Lezhës (29.5.1912), betejën në kodrat e Pllanes dhe trapin e Gurëzit (22.6.1912), prishjen e vijës telefonike (5.7.1912), sulmin kundër depos së armëve në Durrës (16.8.1912) etj. Ngriti në Lezhë flamurin kombëtar vetëm pak . ditë pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Gj.C. kundërshtoi veprimet përçarëse dhe separatiste të Preng Bibë Dodës dhe Esat -Toptanit. Ai e priti me armë pushtimin e Lezhës nga ushtritë serbe (nëntor 1913). ‘Pas largimit të këtyre nga Lezha (gjysma e dytë e prillit 1914) u vu në krye të administratës që u ngrit në krahinë dhe pranoi kërkesën e qeverisë së Vlorës për të bashkëpunuar me të. U vra tradhtisht në Lezhë nga agjentë të qeverisë serbe në bashkëpunim me Preng Bibë’ Dodën (shih).
(I.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Coku Gjeto
[cite]