CUKALI Jorgji
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 mars të vitit 1914, në Konispol. U ekzekutua më 12 nëntor të vitit 1962 «për kryengritje të armatosur, spiunazh, sabotim», dhe si bashkëpunëtor i kryetarëve të të ashtuquajturit «grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit», bashkë me Beqo Plakun [shih], Ilia Gjyzelin [shih], Nikolla Goçin [shih] dhe Theodhori Veton [shih]. Lista e personave të ekzekutuar për vitin 1961- 1962, hartuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Policisë, Tiranë.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]