DËSHIRANI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit, në anën e djathtë të lumit Devoll. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Grekanit (shih). Vendbanim i lashtë; nga mesi i shek, XVIII erdhën dhe banorë të tjerë nga zonat ë Gramshit dhe Sulovës. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u formua në gusht 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në gusht 1957, nga marsi 1966 bëri pjesë në koop. e bashkuar me qendër Grekanin. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, duhanit, luiediellit dhe rritja e gjedhëve. D. ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dëshirani
[cite]