Dërgimësoret

Dërgimësoret

(greqisht: εξαποστειλάριο) Dërgimësoret ose eksapostillari psallen në mëngjesore pas këngës së nëntë dhe para lavdërimeve. Dërgimësoret e se dielës përmendin dërgimin nga Krishti që dishepujt të predikojnë. Dërgimësoret ngjallësore janë njëmbëdhjetë dhe çdo njera prej tyre ka të bëjë me ngjarjet ungjillore.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Dërgimësoret" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/d%c3%abrgim%c3%absoret