Dëshmitarët e Jehovait
Dëshmitarët e Jehovait e mbështesin doktrinën e tyre në mësimdhënien e Karol Roselit (1852-1916). Ky i fundit në vitin 1870 Rosel themeloi një cikël të studimeve biblike në kishën Sekond Adventist, ndërsa më 1879 Roseli botoi revistën “Roja e Sionit dhe predikimi i ardhjes së Krishtit”. Revista ndryshoi disa herë emërtimet derisa më 1908 mori emrin “Kulla e Rojës”. Pas vdekjes së Roselit veprën e tij e vazhdoi Josif Roderfordh (1869-1942). Ky i fundit është edhe themeluesi i organizatës që mban emrin “Dëshmitarrët e Jehovait”. Ai kishte lindur në Misuri në një familje baptiste. Studioi drejtësi dhe më vonë u bë prokuror. Roderfordh u bë avokati i firmës dhe pas vdekjes të Roselit më 6 janar 1917, ai mundi të zotëronte gjithë trashëgiminë duke u bërë kryetari i vetëm i firmës. Emrin “Dëshmitarrët e Jehovait” e morën në vitin 1931. Ata e spjegojnë në mënyrë të veçantë Biblën, të cilën e mbajnë si të pagabueshme dhe theksojnë ardhjen e shpejtë të Krishtit. Sot janë rreth 3.000.000 në afro 200 vende të botës.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)