Dëshmorët e Apollonisë

Dëshmorët e Apollonisë

shqiptar ortodoks Dëshmorët e Apollonisë Feliksi, Hermesi dhe Pelegrini kanë jetuar në vitet e mbretërimit të perandorit Numerian. Ata flisnin për besimin e krishterë dhe për kotësitë e perëndive pagane. Tre djem të tjerë me origjinë nga Athina qenë larguar nga vendi i tyre dhe qenë vendosur në një shpellë pranë Apollonisë, ku bënin jetë asketike. Emrat e tyre qenë: dhjakoni Izaur dhe miqtë e tij Vasili e Inocenti. Djemtë shqiptarë dhe ata nga Athina kishin në shpirt një dëshirë. Kështu ata zunë miqësi me njëri-tjetrin. Një ditë djemtë nga Apollonia braktisën shtëpitë dhe u bashkuan me asketët, por kjo gjë nuk u pëlqeu prindërve të tyre, të cilët i denoncuan te prefekti i Apollonisë Triponti. Ky i fundit i arrestoi dhe u përpoq që t’i sillte përsëri në idhujtari, por djemtë iu përgjigjën se qenë të krishterë dhe do të vdisnin të tillë. Atëherë Prefekti urdhëroi që t’i dënonin me vdekje duke iu prerë kokat. Ndërsa Izauri, Vasili dhe Inocenti ranë në duart e të birit të prefektit Apolloni, i cili pasi i torturoi urdhëroi që t’u priteshin kokat edhe atyre. Kisha jonë i kujton gjashtë martirët e Apollonisë më 17 qershor.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Mitropoliti i Korçës Joani, Martirët e shenjtë të Apolonisë, Ngjallja, qershor 1995, faqe 7.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]