DEGA E GRUPIT KOMUNIST TË KORÇËS NË TIRANË


DEGA E GRUPIT KOMUNIST TË KORÇËS NË TIRANË
✤ U organizua në fillim të vitit 1940 për të zgjeruar mbi baza të shëndosha veprimtarinë e lëvizjes punëtore e komuniste dhe për të organizuar lëvizjen antifashiste në kryeqytet e në krahina të tjera të vendit. Në krye të saj u vu sh. Enver Hoxha. Dega zhvilloi një punë të madhe për zgjerimin e lidhjeve me punëtorët dhe me komunistët e shëndoshë të grupeve të ndryshme, me të cilët veçanërisht sh. Enver Hoxha bëri një punë të palodhur sqaruese e organizuese për të arritur sa më parë bashkimin e komunistëve shqiptarë në një parti të vetme marksiste-leniniste. Sh. Enver Hoxha në luftë për kapërcimin e vështirësive të reja, që kishin lindur nga puna fraksioniste e «Të rinjve» dhe e zjarristëve dhe nga kundërshtimet e Koço Tashkos, gjeti gjuhë të përbashkët me aktivistët e shquar të Grupit të Shkodrës, Vasil Shanton e Qemal Stafën. Dega e Tiranës u bë dalngadalë qendra e vërtetë organizuese e gjithë lëvizjes komuniste dhe antifashiste në Shqipëri. Ajo u ngrit mbi grupet, rreth saj u bashkuan komunistët e vendosur të grupeve të tjera.

D. e G. K. të K. në T. vendosi lidhje me nacionalistë e patriotë që e urrenin pushtuesin fashist ahe që ishin të gatshëm të luftonin kundër tij. Në marrëveshje me patriotin Myslim Peza, ajo vendosi të dërgonte komunistë në çetën patriotike të Pezës që komandoliej prej tij, për t’i dhënë asaj karakter të organizuar e për të ngritur ndërgjegjen politike të luftëtarëve të saj. Kjo shënonte fillimin e një etape të re në veprimtarinë e komunistëve, organizimin e lëvizjes së armatosur kundër pushtuesit e tradhtarëve të vendit.

Gatishmëria e komunistëve të shëndoshë për të luftuar kundër armikut pushtues të. vendit dhe hyrja në luftë e BS ishin dy faktorë të rëndësi-shërr çë i dhanë një shtytje të mëtjeshme punës se Degës che shpejtuan themelimin e Partisë. Në >Ëx rrethana u zgjerua veprimtaria e saj, u ihmsn ahsionet e përbashkëta të komunistëve të irjnere të ndryshme, u botuan trakte e materiale z= ; propagandistike që demaskonin fashizmin e i zënin thirrje popullit për luftë të armatosur, _ frrcaa dhe u zgjerua bashkimi i komunistëve oazës rreth Degës së Tiranës. Të gjitha këto rërgarrtën truallin që të arrihej në parim marrëveshja midis grupeve që në një të ardhme të afërt re thirrej Mbledhja e përfaqësuesve të grupeve komumste për themelimin e PKSH (shih). (N. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dega E Grupit Komunist Të Korçës Në Tiranë


[cite]