DEGA E INDUSTRISË
✤ Tërësia e ndërmarrjeve që karakterizohen nga destinacioni ekonomik i njëjtë i produktit të prodhuar, nga karakteri i përbashkët i proceseve teknologjike dhe i bazës tekr.:ke të prodhimit, nga njëllojshmëria e lëndëve të para që përdoren, nga përbërja e veçantë e kuadrit profesional dhe nga vendi e roli që ajo iuan në procesin e riprodhimit të zgjeruar socialist.
Zhvillimi i industrisë socialiste në RPS të Shqipërisë karakterizohet nga rritja e degëve ekzistuese dhe nga lindja e zhvillimi i degëve të reja, nga ngritja e nivelit teknik të tyre, nga forcimi i varësisë dhe i lidhjeve bashkëvepruese midis tyre. Gjatë periudhës së ndërtimit socialist iindën dhe ‘u zhvilluan një varg degësh të industrisë, si industria mekanike, kimike, e metalurgjisë së zezë, e qelqit dhe qeramikës, e ferro-kromit etj. Të gjitha degët e industrisë karakterizohen nga zhvillimi i tyre i vrullshëm e giithnjë e më kompleks mbi bazën e një teknike moderne.
(V. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dega E Industrisë
[cite]