Delet në Krishtërim
Delet simbolizojnë grigjën, pra popullin e Perëndisë. Në Dhiatën e Vjetër profeti Jeremia ankohet: “Populli im është vatha e deleve të humbura” (Jeremia 50, 6). Në Dhiatën e Re, Zoti dhe Shpëtimtari ynë Jisu Krishti i dërgon apostujt në botë duke u thënë: “Shkoni te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit” (Mateu 10, 6). Krishti është Bariu i Mirë, i cili kërkon delen e humbur dhe e sjell në vathë “Unë jam bariu i mirë, i cili i njeh delet dhe jep jetën për delet e tij” (Joani 10, 11-16).
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Delet në Krishtërim" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/delet-n%c3%ab-krisht%c3%abrim