Dekalogu
(greqisht: δεκάλογος) Bëhet fjalë për Dekalogun që Perëndia i dha Moisiut në malin Sina gjatë muajit të tretë të eksodit të izraelitëve prej Egjiptit. Dekalogu i Moisiut përmban dhjetë porosi, të cilat mund t’i ndajmë në dy kategori: Katër porositë e para i referohen Perëndisë dhe porositë e tjera i referohen dashurisë për të afërmin. Dekalogu ishte ligji i parë i shkruar i Perëndisë që rregullonte jetën fetare, shoqërore dhe morale të hebrenjve.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]